Telegrafi

Në ditëlindjen e 24 të Kylie Jenner, kthehemi pas edhe një herë te pamjet e saj më ikonike të bukurisë

Sot është ditëlindja e Kylie Jenner dhe pak 24-vjeçare të tjera mund të pohojnë se kanë pasur ndikimin që ajo ka pasur mbi trendet e bukurisë në një moshë kaq të re.

Ajo mund të vijë nga një shtëpi e famshme, por linja e bukurisë e Jenner, Kylie Cosmetics, e bëri atë miliarderen më të re të bukurisë në histori.

Qasja e saj joshëse dhe eksperimentale ndaj bukurisë e ka bërë atë anëtaren më të ndjekur të perandorisë së familjes Kardashian dhe ‘hashtag-u’ i emrit të saj ka mbi 11.8 miliardë shikime në TikTok.


Nga e errëta deri në shkëlqim verbues, Kylie ka gozhduar bukurinë gjithmonë edhe në tapetin e kuq. Dhe nëse preferoni një stil alternativ, të thjeshtë, ajo ka zgjidhje për çdo ide që ju shkon ndërmend.

Kur bëhet fjalë për flokët e saj, ajo ka eksperimentuar me çdo ngjyrë dhe stil, nga flokët e gjelbra sirenë deri tek një prerje bob e trazuar. Sa i përket grimit, ajo është po aq e guximshme. Pamjet e saj të bukura kanë ndryshuar nga buzët e errëta të rrushit të zi deri te sytë e zi, qerpikët e mëdhenj dhe së fundmi, veshja neon.

Dhe për nderë të ditëlindjes së saj ua sjellim pamjet më të bukura dhe të veçanta të saj ndër vite: