Telegrafi

Në ditëlindjen e 24-të, Edon Zhegrova e prezanton makinën luksoze ‘Ferrari’

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova, feston sot (e premte) ditëlindjen.

I lindur më 31 mars të vitit 1999, anësori kosovar ka mbushur plot 24 vite jetë.

Futbollisti i suksesshëm lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, teksa ka treguar se në këtë ditë speciale nuk kanë munguar as dhuratat.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai zbuloi se është bërë me një makinë luksoze Ferrari, ndonëse një të tillë e prezantoi edhe javë më parë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Edon Zhegrova

“Sapo e mora për ditëlindjen time”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Foto: Screenshot/Instagram

Zhegrova ka lindur në Gjermani, por ai u rrit në Prishtinë, ku prindërit e tij u kthyen pas përfundimit të Luftës së Kosovës.

Edoni debutoi me skuadrën e parë të Përfaqësueses së Kosovës në miqësore më datë 24 mars 2018. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram