Site icon Telegrafi

Në ditëlindjen e 116-të, zbulon sekretin e jetëgjatësisë (Video)

Gerontology Research Group konsiderojnë se Jeralean Talley është personi më i vjetër në botë.

Sipas të gjeturave të tyre, ajo është më e vjetra, pasuar nga Susannah Jones, e cila mbush 116 vite në qershor të këtij viti.

“Ju keni me shumë shanse të fitoni lotarinë, se sa të arrini këtë moshë”, kanë thënë hulumtuesit, lidhur me gjithë këto vite jetë, transmeton Telegrafi.

Por, si arriti zonja Talley deri në këtë moshë?

“Është e tëra nga lartë, nuk kam se çfarë të bëj”, shihet duke thënë gruaja, e cila gjallë ka vetëm një vajza të moshës 77-vjeçare.

“Trajtoni të tjerët, ashtu siç dëshironi të ju trajtojnë juve”, është sekreti dhe mënyra e jetës në të cilën beson se arriti deri në këtë moshë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version