Telegrafi

Në ditë vikendi vetura “3Z” bllokon “zyrtarisht” rrugën në qendër të Vushtrrisë (Video)

Një veturë zyrtare me targa “3Z”, për më tepër se 10 minuta të shtunën (sot) ka bllokuar rrugën kryesore në qendër të Vushtrrisë.

Edhe pse është ditë vikendi, kur institucionet administrative shtetërore janë në pushim, shoferin e veturës zyrtare të tipit “Toyota” me targa “3Z” nuk e ka penguar që bashkë me fëmijën e tij të dalë “zyrtarisht” në qytet, raporton Telegrafi.

Për më tepër ,ai e ka ndalur veturën në rrugën kryesore të qytetit në Vushtrri, duke bllokuar për më tepër se 10 minuta njërën korsi të rrugës. /Telegrafi/