Site icon Telegrafi

Në disa shtete të SHBA-së, qentë mund të jenë dëshmitar të kurorëzimit

Shumë çifte që kanë qen duan që kafsha të jetë i pranishëm të paktën në një farë mënyre në dasmën e tyre. Disa çifte do t’i emërtojnë koktejet sipas kafshëve të tyre shtëpiake, ndërsa të tjerët do të bëjnë peceta me imazhin e tyre. Më të guximshmit do t’i marrin qentë e tyre edhe në ceremoninë e martesës.

Por në disa shtete në Amerikë, qentë mund të jenë edhe dëshmitarë legjitimë të martesës. Në 23 shtete dhe në Uashington, DC, në fakt nuk ka nevojë fare për një dëshmitar, vetëm një nënshkrim nga ndonjë person apo kafshë.

Kjo do të thotë që qentë, macet, por edhe, le të themi, lepujt apo lloj brejtësish, mund të vendosin “nënshkrimin” e tyre në dokument me një gjurmë putrash.

Një përdorues i Twitter-it shkroi në vitin 2019 se ligji ka qenë në fuqi prej dekadash “Prindërit e mi u martuan në dhomën e tyre të ndenjes dhe kishin dy qen për dëshmitarë. Javën e ardhshme do të shënohen 30 vjet martesë!”

Këtë praktikë e kanë ndjekur edhe disa të famshëm. Aktorja Chelsea Peretti dhe regjisori Jordan Peele u martuan në vitin 2016 në Kaliforni dhe dëshmitari i tyre i vetëm ishte qeni i tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version