Telegrafi

Në disa shtete, Kosova së shpejti dërgon ambasadorët e rinj (Video)

Tokio, New Yorku, Budapesti e Podgorica, së shpejti mund t’i kenë ambasadorët e rinj nga Kosova, raporton KTV.

Aktualisht, plotësimin e këtyre pozitave të lëna bosh e ka vënë me urgjencë Ministria e Punëve të Jashtme, derisa zëvendësministri Petrit Selimi thotë se dekretimi i kandidatëve do të bëhet brenda këtyre ditëve.

Leon Malazogu, Luljeta Vuniçi, Bernard Nikaj, Nazane Breca, Teuta Sahatçiu dhe Bujar Bukoshi janë në pritje për të marrë miratimin e Presidentes Jahjaga.

Për Bukoshin, të propozuar për një pozitë që nuk parashihet me ligjin për shërbimin e jashtëm, atë të “Ambasador-At-Large”, Selimi thotë se projektligji i kaluar në lexim të parë, tani e parasheh një gjë të tillë, derisa shpreson që projektligji të kalojë edhe në lexim të dytë.