Disa drejtime rrugore në Maqedoni janë të bllokuara pas reshjeve të shiut, informojnë nga Qendra për menaxhim të krizave.
Për shkak një shembje të madhe komunikacioni në rrugën magjistrale A2 Mavrovë – Strazhë zhvillohet në një korsi me prezencë të policisë së komunikacionit, informojnë nga LAMM.
Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se ekipet e tyre janë në vendngjarje dhe punojnë në pastrimin e rrugës.
Shembja është dy kilometra para qafës malore në rrugën magjistrale A2 Mavrovë-Strazhë.
Një ekip i NP “Rrugët e Maqedonisë” poashtu punon në pastrimin e rrugës pas një shembje në rrugën drejt vendkalimit kufitar Bllacë./Telegrafi/