Site icon Telegrafi

Në disa raste ‘ndiqe pasionin tënd’ është këshilla më e keqe

“Ndiqe pasionin tënd” është një ndër këshillat më të këqija që të jepet ndonjëherë.

A e dini se sa njerëz që e ndjekin këtë moto përfundojnë të papunë? A e dini sesa ndjekës të filozofisë “pasion ose asgjë” i kalojnë ditët duke luajtur video-lojëra, duke parë reality show dhe në fund nuk arrijnë atë që atë duan?

Përgjigja është se ka shumë.

Në disa raste nuk gjen sukses

Mbaj mend njëherë duke bërë një bisedë të thellë me shokët e mi të cilët më thonin se çfarë donin të arrinin në jetë. Shumë nga këta shokë më thonin që donin të bëheshin biznesmen milioner. Më vonë gjatë bisedës i pyeta këta shokë me potencial për t’u bërë milionerë se si kishin për ta arritur këtë qëllim? Nuk u habita shumë kur pashë që nuk mundeshin t’i përgjigjeshin asaj pyetjeje. Pra, në disa raste “ndiqe pasionin tënd” është një hap larg drejt “unë nuk kam bërë asgjë akoma” dhe “unë nuk kam ende një plan”, shkruan LinkedIn, përcjell Telegrafi.

Ky nuk është sukses. Kjo është barriera e suksesit.

Si mund ta përshtatim këtë rregull?

Unë mendoj se këtë rregull ne mund ta ndreqim duke u bërë më pozitiv ndaj mundësive që na vijnë.

Po ju jap një shembull. Carleen MacKay, një grua e vjetër 70 vjeçare në moshë gjen çdo skenë për të folur me njerëzit e brezit të ri në lidhje me domosdoshmërinë e gjetjes së pasionit në punët e tyre të tanishme, pa marrë parasysh se çfarë pune bënin. Pasioni dhe dëshira e Carleen në këtë punë të thjeshtë që ajo bën si spikere motivuese, rivalizon pasionin e një 24-vjeçari. Në këtë drejtim ajo duhet të jetë një shembull.

Shembulli i Carleen na tregon se disa njerëz nuk janë ëndërrimtar të ëndrrës “ndiqe pasionin tënd”, por ata krijojnë oportunitete për të gjetur pasionin e tyre me ato çfarë gëzojnë në jetë. Pra puno dhe jeto duke qenë i drejtuar nga pasioni yt. /Telegrafi/

Exit mobile version