Telegrafi

Në disa pjesë të Prishtinës, infrastruktura shumë e dëmtuar (Foto)

Infrastruktura në vende të ndryshme të Prishtinës është në gjendje jo të mirë.

Qytetarët kanë raportuar te “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, dy raste të ndryshme për gjendjen jo të mirë të infrastrukturës.

Në njërin rast, rruga “Sali Mani” është fotografuar e dëmtuar, ndërsa puseta ka mbetur e hapur.

Në rastin tjetër të raportuar nga qytetarët, tregohet gjendja e një tuneli i cili gjendet te sheshi “Edith Durham”.

Tuneli, siç shihet nga fotot, paraqet rrezik për sigurinë e kalimtarëve./Telegrafi/