Infrastruktura në vende të ndryshme të Prishtinës është në gjendje jo të mirë.
Qytetarët kanë raportuar te “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, dy raste të ndryshme për gjendjen jo të mirë të infrastrukturës.
Në njërin rast, rruga “Sali Mani” është fotografuar e dëmtuar, ndërsa puseta ka mbetur e hapur.
Në rastin tjetër të raportuar nga qytetarët, tregohet gjendja e një tuneli i cili gjendet te sheshi “Edith Durham”.
Tuneli, siç shihet nga fotot, paraqet rrezik për sigurinë e kalimtarëve./Telegrafi/