Site icon Telegrafi

Në disa lagje të kryeqytetit nesër do të ketë reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se nesër nga ora 10:30 deri afërsisht në orën 13:30, ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm do të kenë disa pjesë të Prishtinës.

“Zonat që afektohen nga kjo ndërprerje janë: Rruga ” Dëshmorët e Kombit” që do të përfshijë pjesën e qendrës së kryeqytetit, pjesën e lagjes ” Ulpiana” duke vazhduar me lagjen e ” Spitalit” e deri te fillimi i lagjes ” Veternik në Prishtinë”.

“Gjatë ditës së nesërme, 5 dhjetor 2020 e shtunë do të realizohen disa punime teknike në ndërrimin e një valvole të ujit në afërsi të Rektoratit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KRUP.

Exit mobile version