Site icon Telegrafi

Në disa fshatra të Kërçovës uji është i ndotur me bakterje, nuk lejohet pirja dhe përdorimi për pastrim

Ujrat e fshatrave të Greshnicës së poshtme, Greshincës së Epërme dhe Bukojçanit, si edhe çezmat pranë rrugës në ndërtimin ndarës në fshatin Drugovë, si edhe Strazhë, kanë ujë jocilësor për pije.

Analizat më të reja të Qendrës së shëndetit Publik (QSHP) tregojnë se ka prani bakteriesh në ujin e çezmave të këtyre fshatrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Uji nuk lejohet që të pihet, por nuk lejohet që të përdoret edhe për pastrim.

Sipas të gjitha gjasave, të reshurat e fundit kanë ndikuar në ndotjen e ujit nëpër çezmat e fshatrave të lartëpërmendur./Telegrafi/

Exit mobile version