Telegrafi

Në Dibër dhe Qendrën Zhupa gjendja e sigurisë është stabile

Gjendja e sigurisë gjatë 24 orëve të kaluara në komunat Dibër dhe Qendrën Zhupa, ku është deklaruar një situatë krize, është e stabole. Nuk janë regjistruar mbledhje publike, prishje rendin publik, nuk janë regjistruar vjedhje dhe asnjë aksident në komunikacion.

MPB sot informon se këtë mëngjes rreth orës 07:00, si pjesë e aktiviteteve të punonjësve të policisë, në përputhje me planin operacional për kontrollin e hotelierive dhe objekteve të tjera (markete, klubet e natës, sallonet e fitnesit, dyqanet e basteve), është regjistruar se një objekt në rrugë “Vëllazërim dhe Bashkim” ka qenë i hapur dhe nuk ka respektuar ndalesat e vendosura.

Të gjithë personat juridikë që bëjnë shkarkim, theksojnë nga MPB, duhet të regjistrohen në Qendrën e Krizës në telefonin fiks 046/831 051, pas së cilës automjetet e tyre, të shoqëruar nga policia, do të transportohen në ambientet tregtare në të dy komunat. Ata gjithashtu kujtojnë se hyrja lejohet vetëm për personat që janë banorë të komunave, ndërsa është e ndaluar largimi i banorëve të këtyre dy komunave./Telegrafi/