Telegrafi

Në Dibër, Zhupë dhe Rostushë në vit të parë mund të regjistrohen 544 nxënës

Në bazë të konkursit të MASH për regjistrim në vit të parë, në vitin shkollor 2016/2017, në tre shkollat e mesme komunale, sa që funksionojnë në komunat e Dibrës, Zhupës dhe Mavrovë Rostushës, mundësi për regjistrim kanë 544 filloristë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

– Në institucionin tonë mundësi për regjistrim në vit të parë kanë 340 nxënës, në dhjetë paralele, nga të cilët katër me mësim në gjuhën maqedonase dhe gjashtë me mësim në gjuhën shqipe. Pesë nga to në drejtim gjimnazi, dhe një paralele në drejtimin ndërtimor-gjeodezik, me mësim në gjuhën shqipe, thotë Shaban Alajbegu, sekretari i SHMK „Zdravko Çoçkovsku“ në Dibër.

Sipas tij, në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase, tre janë në Dibër dhe një paralele në fshatin Mogorçe, në të cilët gjithsej mund të regjistrohen 136 nxënës. Në paralelet me mësim në gjuhën shqipe 170 vende janë për drejtimin e gjimnazit dhe 34 për drejtimin ndërtimor-gjeodezik.

Në gjimnazin „АТА“ në Zhupë, sipas drejtorit Aqif Selman, kuota për regjistrim në vitin e parë është 102 nxënës. Nga numri i përgjithshëm, 34 nxënës, ose një paralele është me mësim në gjuhën maqedonase dhe 68 nxënës ose dy paralele me mësim në gjuhën turke.

– Në SHMK „Mavrovë-Rostshë“ në Rostushë, sipas konkursit, në vitin e parë të drejtë për regjistrim kanë 102 filloristë, në tre paralele, të gjithë me mësim në gjuhë maqedonase, thotë drejtori Bajram Trebishki.

Vlerësimi i përbashkët i tre shkollave është që në vitet e fundit, në asnjërën prej tyre nuk është plotësuar tërësisht kuota e paraparë, sepse nxënësit regjistrohen në shkolla të mesme profesionale në qytete tjera./Telegrafi/