Site icon Telegrafi

Në Dibër u zhvillua takimi i dytë në kuadër të projektit transnacional “Hulumtesit e rinj”

Në çerdhen e fëmijëve “Breshija” në Dibër nga sot dhe disa ditë të ardhëshme do të mbahet takimi i dytë transnacional në mes nxënëse të kopshteve. Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Hulumtues e ri” të programit “Erasmus+”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtoresha e kopshtit, Ajrije Daçi tha se kopshti si përfaqësuese e Maqedonisë është udhëheqëse e projektit, ndërsa si partnere janë edhe kopshtet nga vendet si Danimarka, Italia, Turqia dhe Lituania.

Sipas asaj, kopshti i Dibrës ka realizuar disa aktivitete të sferave të ndryshme ku janë përfshirë fëmijët-hulumtues të rinj.

“Kjo është faza e dytë e projektit, ndërsa marrin pjesë edhe përfaqësues të kopshteve nga vendet partnere të projektit. Presim që të prezantohen aktivitetet e deri tanishëm në secilin vend pjesëmarrës të projektit dhe atë për matematikë, teknologji, anglisht dhe fusha tjera, tha Daçi

Gjatë prezantimit të kopshtit, por edhe komunës dhe Maqedonisë, koordinataorja, Marija Vasilevska para të pranishmëve tha se vendi dhe komuna është e pasur me bukuri dhe natyrë, si dhe shumë kulturë dhe histori me vlerë.

Gjatë ditëve në vijim, mes tjerash do të vizitohen shumë vende kulturore-historike në Dibër, Strug dhe Qebdrën Zhupa. /Telegrafi/

Exit mobile version