Site icon Telegrafi

Në Dibër u protestua kundër EVN Maqedonia

Nën organizimin e shoqatës qytetare ”Një dollar për Dibrën”, pasditëne sotme ka patur një protestë të qetë para zyrave të EVN Maqedonia në Dibër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët kanë dorëzuar disa kërkesa në EVN, ku kërkohet paragrafi i 33%-shit, ulja e çmimit të rrymës elektrike sipas standardeve të shtetit, faturat të bëhen edhe në gjuhën shqipe, të punësuarit të jenë nga Dibra, si edhe të njohin gjuhën shqipe, etj.

EVN duhet t’i shqyrtojë këto kërkesa në afat ditor prej dhjetë ditësh. Më herët, edhe Këshilli i komunës së Dibrës ka diskutuar për këtë çështje, por kërkesat e Këshilli tnuk janë shqyrtuar nga EVN-ja./Telegrafi/

Exit mobile version