Site icon Telegrafi

Në Dibër pesëmbëdhjetë ditë me radhë nuk ka raste të reja me coronavirus

Në Dibër për pesëmbëdhjetë ditë me radhë, nuk ka rate të reja me “Covid-19”, konfirmojnë të dhënat zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo do të thotë që numri i përgjithshëm i të infektuarve mbetet 51, nga të cilët dy persona janë nga komuna e Qendrës Zhupa.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 46 janë shëruar, për fat të keq, katër persona kanë ndërruar jetë, tre prej tyre nga Dibra dhe një nga Qendra Zhupa. Der tani vetë pacientë po mjekohet në shtëpi. Testi i tij i parë i kontrollit ishte negativ, ndërsa sot pritet të bëhet testi i dytë i kontrollit. Shtatë persona janë në izolim”, tha kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili gjithashtu udhëheq Shtabin e Krizës.

Ai informoi se në 24 orët e fundit situata e sigurisë është e qëndrueshme, nuk janë regjistruar shkelje të ndalesës për lëvizje, nuk janë regjistruar shqetësime të rendit dhe qetësisë publike, vjedhje dhe aksidente trafiku./Telegrafi/

Exit mobile version