Site icon Telegrafi

Në Dibër nuk u hodh kryqi në ujë

Qytetarët e besimit ortodoks në Maqedoni festuan sot festën e tyre të ”Ujit të bekuar”, apo siç e njohim edhe si dita e hedhjes së kryqit në ujë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëpër çdo qytet të Maqedonisë ka patur organizime të ndryshme, ku të rinjtë kanë bërë garë se cili do ta kapë kryqin e hedhur në ujë. GJithçka ka shkuar në rregull përpos në Shkup, ku ka patur një zënkë të vogël, që ka detyruar ndërhyrjen e sigurimit.

Megjithatë, vetëm në qytetin e Dibrës nuk është hedhur kryqi. Arsyeja e moshedhjes është mosparaqitja e të rinjve për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Numri i tyre është gjithnjë në rënie për shkak të migrimit.

Mirëpo, aktiviteti u mbaht në kishën ”Shën Petka”, ku besimtarët ortodoks u mblodhën dhe morën ujë, pas bekimit nga prifti./Telegrafi/

Exit mobile version