Në Dibër dhe Qendër Zhupë sot të drejtën e tyre të votës duhet ta realizojnë 33 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Sipas kryetares së Komisionit Zgjedhor Komunal, Elmira Bakalli, në komunën e Dibrës do të votojnë 29 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm, aq edhe sa janë paraqitur.
Në Komunën Qendra Zhupë të drejtën e tyre të votës sot do ta realizojnë katër persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Nesër në komunën Dibër do të votohet në 27 vendvotime ndërsa në listën e vetme votuese janë regjistruar 18.764 qytetarë me të drejtë vote.
Krahasuar me zgjedhjet e fundit presidenciale dhe të jashtëzakonshme për kryetar komune, të mbajtura vitin e kaluar, në listën e vetme zgjedhore në Dibër tani janë regjistruar 190 votues më shumë.
Në komunën Qendër Zhupë krahasuar me zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar numri është më i madh për 108 votues.