Telegrafi

Në dhjetor, Samsung del me Galaxy Xcover

Telefoni më i ri i kompanisë jug-koreane, përkatësisht Samsung Galaxy Xcover është i certifikuar me standardin iP7, që do të thotë se pajisja është e mbrojtur nga pluhuri, uji, dhe pikat e shiut që mund të bien në të, ndërsa telefoni mbështetet nga Android Gingerbread.

Galaxy Xcover posedon një ekran të ndjeshëm në prekje me 3.65 inç, i cili gjithashtu është i mbrojtur nga gërvishtjet, ndërsa i njëjti vjen edhe me kamerën prej 3.2 mega-piksel, si dhe LED ndriçues, i cili mund të përdoret edhe si bateri ndriçimi. / Telegrafi /