Telegrafi

Në dhjetë vjetorin e martesës, burri i bën një befasi të veçantë bashkëshortes (Video)

Një burrë nga Liverpuli i Anglisë, i ka organizuar gruas një befasi për dhjetë vjetorin e martesës që nuk do ta harronte kurrë.

Carl Gilbertson e ka angazhuar korin e Akademisë së Medieve, për t’i kënduar Laures në shenjë festimi të kësaj dite, transmeton Telegrafi.

Studentët e akademisë janë bërë së bashku, dhe kanë kënduar këngën e Bruno Mars – ‘Just The Way You Are’, para saj dhe shumë kalimtarëve të rastit.

Derisa bashkëshorti i qëndronte pranë, ajo qante nga gëzimi dhe befasia që po përjetonte.

Mësohet se Laura është në karrocë, shkaku i disa probleme fizike që e kanë lënë të paralizuar. /Telegrafi/