Një burrë nga Liverpuli i Anglisë, i ka organizuar gruas një befasi për dhjetë vjetorin e martesës që nuk do ta harronte kurrë.
Carl Gilbertson e ka angazhuar korin e Akademisë së Medieve, për t’i kënduar Laures në shenjë festimi të kësaj dite, transmeton Telegrafi.
Studentët e akademisë janë bërë së bashku, dhe kanë kënduar këngën e Bruno Mars – ‘Just The Way You Are’, para saj dhe shumë kalimtarëve të rastit.
Derisa bashkëshorti i qëndronte pranë, ajo qante nga gëzimi dhe befasia që po përjetonte.
Mësohet se Laura është në karrocë, shkaku i disa probleme fizike që e kanë lënë të paralizuar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qsxX0zpdR1M