Telegrafi

Në Detroit, punëtorët e Saab-it në protestë

Zëdhënësi i General Motors Chris Preuss vërteton për Ekot se dialogu po vazhdon me së paku njërin nga ofertuesit. Sipas tij bëhet fjalë për prodhuesin hollandez të automobilave Spyker.

Diskutimet po vazhdojnë, thot Chris Preuss. Nga fundi i kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme do të mund të përfitohet një pamje më e qartë se si do ecim përpara, thot ai.

Por gjendja e negocimeve është e paqartë: shefi më i lartë i GM tha në Detroit ditën e hënë se asnjëra nga ofertat e bëra nuk janë të mjaftueshme dhe se Saab-i do të mbyllet.

 Njëkohësisht ai tha për agjensinë suedeze të lajmeve TT se kjo çështje arrin në një zhvillim të ri nëse ofertuesit afrojnë shpejt 450 milion dollarë për Saab.

Në Detroit ndodhen edhe përfaqësuesit qeveritar. Sekretari i shtetit Jöran Hägglund mendon se ende ka gjasë për shitjen e Saab-it