Telegrafi

Në Dellçevë përfundoi programi ”Forumi për Bashkësinë

Sot në Dellçevë u mbajt sesioni i fundit i programit ”Forumi për bashkësinë”, përmes së cilës, qytetarët marrin pjesë në krijimin e buxhetit komunal për vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në sesionin e sotëm, komuna raportoi për përparësitë e realizuara nga qytetarët të cilët janë përzgjedhur në sesionet e mëhershme të forumit.

Këto sesione të forumit për krijimin e buxhetit të komunës së Dellçevës, ku janë përfshirë edhe qytetarët, ka filluar të zbatohet në shtatorin e vitit të kaluar, me çka për herë të parë qytetarët e kësaj komune kishin mundësinë për të marrë pjesë në krijimin e buxhetit komunal./Telegrafi/