Site icon Telegrafi

Në Dellçevë, Cërnikë dhe Vinicë angazhohen animatorë shëndetësorë

Dymbëdhjetë animatorë shëndetësorë të trajnuar nga OJQ ”Kham” do t’u ndihmojnë familjeve të me vështirësi sociale në rajonin e Dellçevës, Cërnikë dhe Vinicë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo do t’u mundësojë këtyre banorëve që ta realizojnë të drejtën e tyre shëndetësore në kuadër të Programit për shëndetësi dhe të drejta shëndetësore – integrimi i romëve, projekt i mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e hapur Maqedonia.

Animatorët do të lajmërojnë çdo shkelje të të drejtave shëndetësore te OJQ ”Kham”, e cila do të reagojë te shërbimet përgjegjëse institucionale. Animatorët do të jenë të angazhuar deri në qershor të vitit 2018./Telegrafi/

Exit mobile version