Ambasada e SHBA-ve në Izrael, njoftoi se nga dekreti i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, nuk do të ndikohen hebrenjtë të lindur në 7 vendet e listës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e ambasadës së SHBA-ve në Tel Aviv, u theksua se “Udhëtarët të cilët kanë pasaportë të Izraelit dhe viza të vlefshme, edhe nëse janë lindur në një ndër 7 vendet ose nëse janë shtetas të një nga këto 7 vende nuk do t’i nënshtrohen ndalimit në fjalë.”
Në deklaratën e ambasadës gjithashtu u theksua se do të vazhdohet të jepet vizë për hebrenjtë e atyre 7 shteteve për të cilët ka ndalesë për hyrje.
Presidenti amerikan, Trump, përmes një dekreti të cilin e nënshkroi më 27 janar, pezulloi hyrjen në SHBA të refugjatëve sirianë dhe ndaloi për 90 ditë atë të shtetasve nga Iraku, Irani, Siria, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni.