Telegrafi

Në dasmën e yllit të famshëm, Lele Pons – Luana Vjollca takohet me Paris Hiltonin

Luana Vjollca së fundmi ka qenë duke shijuar një kohë të mirë në Miami, Florida.

Krahas pushimeve, ajo ishte e ftuar për të marrë pjesë në dasmën e aktores, këngëtares dhe blogeres së famshme, Lele Pons.

Ndërsa u argëtua në masë të madhe, bukuroshja nga Shqipëria u takua edhe me disa yje të famshëm botëror.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shihet pranë modeles së famshme, Paris Hilton.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luana Vjollca

Biondet shfaqen të buzëqeshura, ndërkohë që morën vëmendje me paraqitjet e tyre me plot sharm.

Në dasmën madhështore të Eleonora Pons Maronese (emri i vërtetë) të pranishëm të tjerë ishin edhe: Camila Cabello, Anitta, Diplo, Logan Paul etj.

Autorja e “Zemër Luana” siç u pa ka qenë e shoqëruar nga partneri i saj, Krenar Çoçaj. /Telegrafi/