Telegrafi

Në dasmën e djalit, ushtari i dikurshëm serb fton armikun – komandantin boshnjak që ia shpëtoi jetën në luftë! (Video)

Ushtari serb Vlado Gajiçiq, që për pak nuk vdiq në Kupres gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, në dasmën e djalit ka ftuar Alija Çosiqin, fituesin e nderimeve më të mëdha të Armatës së Bosnjes, ish-komandantin e Brigadës 305/705.

Çosiqi të plagosurit Gajiçiq në luftë ia shpëtoi jetën, e për këtë shumëkush e ka kritikuar.

“Për mua çdo i plagosur ishte i njëjtë”, ka thënë Çosiq për Dnevni Avaz, transmeton Telegrafi.

Çosiqit në luftë i vriten dy vëllezër, por urdhëron që Gaiçiqit t’i jepet ndihma. Ky i fundit pas lufte e kishte kërkuar shpëtimtarin e tij, me të cilin takohet më 1996.

“Në atë luftë të keqe e përjetova një fatkeqësi. U plagosa keq. Fati im në fatkeqësi ishte njeriu dhe zotëroi, Alija Çosiq”, ka thënë Gajiçiqi në dasmë, i cili kishte mbetur pa të dy sytë. “Ma shpëtoi jetën e kurrë nuk mund t’ia kthej. Por, dua ta falënderojë para të gjithëve, sepse ma dhuroi jetën”. /Telegrafi/