Site icon Telegrafi

Në Danimarkë gjetën jashtëtokësorin nga Ballkani?

Derisa po ndërronte gypat e vjetër të kanalizimit, danezi Anton Spangenberg në oborrin e tij në ishullin Sealand gjeti një kafkë të pazakontë për të cilën ekzistojnë disa teori.

Më intrigantja është ajo se kafka i përket një jashtëtokësori, i cili vjen nga rajoni i Ballkanit, ndërsa në ishullin e lartpërmendur arriti nëpërmjet Parisit dhe Munchenit, njofton RTL.

Kafka nga ishulli Sealand është rreth një herë e gjysmë më e madhe se kafka e homo sapiensit. Bien në sy zgavrat e mëdha të syve, për të cilat thuhet se janë të përshtatura për jetën në terr, nën tokë ose në planetin i cili sillet në ndonjë yll të largët.

Analizat e dërguara në Institutin Niels Bohr dëshmuan se kjo krijesë ka jetuar ndërmjet 1200 deri 1800 vjet më përpara, ndërsa është varrosur pas vitit 1900.

Edhe më tutje mbetet mister nëse kafka i takon një jashtëtokësori, është pjesëtar i ndonjë specie deri më tash të pazbuluar ose bëhet fjalë për një qenie të deformuar njerëzore, shkruan RTL. /Telegrafi/

Exit mobile version