Një qytetar i Maqedonisë konsumon 850 gram akullore. Statistika tregon se vitin e kaluar një amvisëri në Maqedoni mesatarisht ka blerë dhe ka harxhuar 3.4 kilogram akullore.
Të dhënat e EUROSTAT tregojnë se qytetarët e BE-së konsumojnë gjashtë litra në vit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Maqedoni prodhimtaria vjetore e akullores është 23.088 hektolitra.
Prodhues më i madh në Evropë është gjermania me prodhim vjetor prej 517 milion litra. Në vendin e dytë është Italia me 511 milion litra, e treta është Franca me 466 milionë litra, Spanja me 318 milion litra, ndërsa Britania e Madhe me 288 milionë litra është në vendin e pestë./Telegrafi/