Site icon Telegrafi

Në Cyrih do të promovohen dhjetëra biznese nga Kosova dhe diaspora

Në kryeqendrën ekonomike të shtetit zviceran në Cyrih, në organizim të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, të enjten do të mbahet “Misioni Tregtarë në Zvicër”, me pjesëmarrje të dhjetëra kompanive nga Kosova dhe diaspora.

Përmes një komunikate është bërë e ditur se do të prezantohen disa nga kompanitë më suksesshme e që janë shembull me të arriturat dhe rezultatet e arritura, me qëllim që të përçohet mesazhi dhe të inkurajohen bizneset për të punuar e përkushtuar në zhvillimin dhe përparimin e bizneseve të tyre.

Kjo ngjarje do të shërbejë edhe si rast për njohjen e biznesmenëve shqiptarë, transmeton Koha.net.

Pjesë e saj do të jenë edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, përfaqësues nga ministria e Tregtisë, ambasadori i Kosovës në Bernë, Mustafë Xhemaili, sekretari i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, Kastriot Noli, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, përfaqësues nga UNDP-ja.

Gjithashtu, do të vizitohen edhe disa kompani për të parë nga afër punën dhe arritjet e tyre e bizneseve kosovare.

Exit mobile version