Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 68 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.
Gjithsej 689 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 32 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 11 pranime të pacientëve, pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle 3 pacientë, 8 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe 3 në Institutin për Mjekësi Fizikale.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 139 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 147 pacientë, në Kozle 36, 23 në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 11 pacientë, në KAG 5 dhe në Institutin për Mjekësi Fizikale 63.
Gjithsej 689 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 90 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë./Telegrafi/