Kur bleni veturë gjëja e parë që shikoni është se sa e veçantë është vetura juaj – apo a ka paketë të gjërave shtresë, apo siç i themi full ekstra?
Për kompanitë e veturave në modelet e reja është e natyrshme të ofrojnë paketa të ndryshme ekstra për çmime shumë më të larta.
Së fundmi brendi francez i veturave Renault solli në treg gjeneratën e pestë të segmentit të veturave Clio, një veturë që erdhi me shumë ndryshime, revolucion nga ana e brendshme dhe evolucion nga pamja e jashtme.
Ky ndryshim që e bën këtë veturë spektakolare është karakteristik sidomos për revolucionin nga brenda, pasi që vjen me shumë risi në aspektin teknologjik.
Dhe, në secilin Clio të ri ka gjëra ekstra, pa paguar ekstra siç janë:
Frenimi emergjent (emergency braking)
Dritat LED
Sistemi i leximit të vijave të rrugës
Sistemi i mbajtjes së veturës brenda vijave të rrugës (Lane Keep Assist)
Këto paisje zakonisht i gjeni në veturat e kategorive më të larta dhe janë opsionale, pra me pagesë ekstra, por te Clio i ri nuk paguani ekstra sepse i keni standarde – edhe në PAKON FILLËSTARE.
Gjeni detajet për Clion e ri, pse jo testoni vozitjen me të duke vizituar distributorin e autorizuar të Renault për Kosovë, Auto Mita. /Telegrafi/