Nëse planifikoni të udhëtoni me automjet jashtë vendit, nuk do tu mjaftojnë vetëm pasaporta dhe mjetet financiare. Për këtë do tu nevojiten më tepër dokumente, pajisje dhe leje në varësi prej shtetit, bën të ditur Telegrafi Maqedoni.
Kur bëhet fjalë për shtetet ballkanike dhe destinacionet tjera të popullarizuara për qytetarët e Maqedonisë, pothuajse gjithkund vlejnë rregullat e përgjithshme: ndalohet përdorimi i telefonit celular gjatë vozitjes, lejohet sasi minimale e alkoolit dhe kërkohet pajisje adekuate për automjetin, qëndron në faqen zyrtare të LAMM.
Nëse udhëtoni me fëmijë, duhet të keni parasysh se në shumicën e vendeve kërkohet ulëse për fëmijë të vegjël. Më pastaj, për shtetasit e Maqedonisë të cilët udhëtojnë jashtë vendit nevojitet edhe karton i gjelbër dhe patentë ndërkombëtare shoferi.
Ku vlen patentë-shoferi i Maqedonisë?
Republika e Maqedonisë ka marrëveshje bilaterale për njohje reciproke të patentë-shoferit kombëtar me Spanjën, Shqipërinë, Italinë dhe Slloveninë. Kur bëhet fjalë për vendet tjera, madje edhe për ato fqinje, ju nevojitet patentë ndërkombëtare shoferi për udhëtim me makinë personale ose të huaj. Mirëpo, rekomandohet patentë ndërkombëtare shoferi edhe për vendet me të cilat Maqedonia ka marrëveshje bilaterale.
Patentë-shoferi ndërkombëtar, si dhe kartoni i gjelbër dhe leja për drejtim të automjetit të huaj jepet nga personi juridik i autorizuar nga Ministria e punëve të brendshme, kuptojmë nga „Pravdiko“. Patentë-shoferi ndërkombëtar ka afat prej tre vitesh dhe nuk i jepet personit i cili është i dënuar.
Për udhëtim jashtë vendit, është i obligueshëm edhe kartoni i gjelbër i cili paraqet zgjerim të mbulimit territorial të sigurimit nga përgjegjësia automobilistike dhe me të mbulohen dëmet e mundshme ndaj palëve të treta me përdorim të automjetit. Vlefshmëria e kartonit të gjelbër i përgjigjet periudhës së vlefshmërisë së policës së sigurimit të detyrueshëm./Telegrafi/