Pa marrë parasysh a është e zakonshme apo pa kafeinë, kafja është e pasur me antioksidantë
Edhe pse kafja pa kafeinë mund të ketë më pak sasi të atyre antioksidantëve, ajo nuk është e privuar nga përparësitë shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Pengimi i sëmundjeve
Një hulumtim ka treguar që konsumimi i kafes pa kafeinë zvogëlon rrezikun nga karcinomi i rektumit, ndërsa të dy llojet e kafes mbrojnë neuronet dhe mund të ndihmojnë në pengimin e sëmundjeve të Alzhemierit dhe të Parkinsonit.
Kafja e zakonshme me siguri ka listë të gjatë të përparësive shëndetësore (shëndeti i mëlçisë, zemra zvogëlon rrezikun nga diabeti i tipit 2…), mirëpo shkaku i kësaj me siguri qëndron në faktin që studimet më nuk merren me kafeinën dhe me efektet e saj në trup.
Përse pa kafeinë
Studimet tregojnë se shumica sot e praktikojnë kafen pa kafeinë. Përse është kështu? Për shkak të marrjes së tepërt të kafeinës mund të shfaqet nervozizmi, vështirësi, anksioziteti, çrregullimi i gjumit, por edhe rrahje e shpejtë e zemrës.
Gjithashtu shumica nuk e përballojnë kafeinën aq mirë dhe ajo u shkakton refluks, djegësirë dhe përgjithësisht probleme të tretjes. Kafja pa kafeinë te këto simptoma ndihmon gjithsesi dhe me siguri është zgjedhje e mençur.
Kur është fjala për zgjedhjen e kafes, ajo varet nga ju dhe reagimi i trupit tuaj ndaj kafeinës.
Nëse nuk vuani nga ndikimet anësore, jini të qetë dhe pini kafe. Vetëm përpiquni të kufizoni shpenzimin e kafeinës në 400 miligramë në ditë (3 – 4 filxhanë, varësisht nga forca).
Nëse më shumë e doni kafenë diç më të butë, vendosni për atë pa kafeinë. /Telegrafi/