Site icon Telegrafi

Në çështjen Thaçi dhe të tjerët, Gjykata Speciale refuzon shtatë dëshmitarë

Posa e ka lëshuar thirrjen Gjykata Speciale janë shfaqur vullnetarët e parë për të dëshmuar kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, edhe atë në cilësinë e viktimave.

Shtatë nga ata, katër serbë dhe tre shqiptarë, janë kthyer mbrapsht nga gjyqtari i procedurës paraprake, .

Refuzimin Guillou e bëri gjatë kohës sa po shqyrtonte kërkesën e Zyrës për Pjesëmarrje të Viktimave për t’i bashkuar këta të fundit të dëshmojnë në grup kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në dokument ndër të tjera thuhet se “…aplikuesit 06, 08, 09, 10, 11, 13 dhe 14 të cilët pretendojnë të jenë viktima, nuk kanë pësuar dëme gjatë periudhës kohore, gjeografisë apo fushëveprimit material që specifikohet në aktakuzën e konfirmuar”.

Ky refuzim megjithatë nuk është i përhershëm.

Pika 48 e specifikon qartë që edhe shtatë viktimat në tentativë mund të njihen si të tillë në rast se aktakuzës tashmë të konfirmuar ndaj katërshes së UÇK-së i shtohet edhe një pjesë tjetër, që mbase do ta zgjaste periudhën kohore të krimeve të pretenduara (përveç asaj midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999).

“Kjo nuk paragjykon asnjë vendim mbi të ardhmen dhe faktin se kërkesat mund të pranohen, përfshirë dëmin që mund të kenë pasur si rezultat i krimeve të përshkruara, pasi Aktakuza e konfirmuar mund të AMENDAMENTOHET”, thotë kjo pikë.

Të grupuar megjithatë Specialja ka dhënë leje të shfaqen katër serbë dhe katër shqiptarë të tjerë të cilëve iu sigurohet mbrojtje e identitetit dhe pjesëmarrjes, nëse këta duan edhe në seancat gjyqësore paraprake.

Këtyre nuk do t’iu bashkohet edhe dëshmitari i identifikuar me numrin ‘05/06’ i cili ka vdekur gjatë periudhës midis shkurtit dhe prillit dhe për të njëjtin është kërkuar të hiqet nga regjistri.

Vendimin e plotë në anglisht mund ta gjeni KËTU.

Exit mobile version