Njerëzit që kanë zhvilluar thirrje telefonike gjatë mbrëmjes së djeshme, kanë dëgjuar papritur zërin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.
“Si president i juaj, ju uroj juve për 15 korrikun në ditën e Demokracisë dhe të Unitetit Kombëtar. Zoti të ketë mëshirë për martirët tanë dhe i uroj veteranëve tanë shëndet dhe mirëqenie”, thuhet në këtë incizim.
Kreu i Autoritetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (BTK), Omer Fatih Sayan, konfirmoi në një mesazh të publikuar në “Twitter” se ky ishte mesazh ishte i sponsorizuar nga shteti.
Televizioni “CNN Turk” njoftoi se mesazh nisi shfaqet pas mesnatës në telefonatat që bëheshin nga telefonat celularë, por pa saktësuar nëse dëgjohej edhe nga pala që telefonohej.