Sagës së shkatërrimit të bombës së avionit të gjetur në zonën industriale në Shtip, asesi t’i vijë fundi, pasi që ende nuk është kryer operacioni i shkatërrimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktivitetet u ndërprenë në ora 10:00 pasi që Ilija Nikollov, pronar i ”Aktiva” u arsyetua se bomba do të dëmtojë shuëm objektin dhe dhjetë maqinat laserike.
Sipas tij, dëm do të ketë kompania dhe investuesit e jashtëm nga Belgjika dhe SHBA-të. Në këtë firmë prodhohen pjesë për autobusë. Pas katër orësh, ekipet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe të Ministrisë së mbrojtjes dhe MPB-së vendosën se procedura duhet të vazhdojë.
Në çdo moment pritet të ndodhë shkatërrimi i bombës./Telegrafi/