Në çarshinë e vjetër të Shkupit këtë vit do të rinovohen fasadat e pesë objekteve në suaza të projektit të Ministrisë së kulturës për restaurimin e bërthamës së vjetër të qytetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Një nga to tashmë është përfunduar, ndërsa e dyta në të cilën punohet në mënyrë intensive duhet të përfundojë për dy muaj.
Për çarshinë e vjetër të Shkupit është miratuar edhe ligj, qëllimi i të cilit është mbrojtja e kësaj trashëgimie kulturore dhe simboli të multikulturalizmit.
Sipas dinamikës së paraparë për realizim nga Qendra për konservim, në vit janë planifikuar nga pesë rikonstruktime të objekteve.
Ripërtëritja e fasadave dhe të gjithë projekteve tjera të realizuara deri më tani kanë mundësuar ringjallje të dukshme të Çarshisë së vjetër të Shkupit./Telegrafi/