Site icon Telegrafi

Në Çair do të realizohet aksion për pastrimin e mbeturinave të rënda

Komuna e Çairit dhe NP Higjiena Komunale, njoftojnë qytetarët se me datat 7 deri më 8 korrik të 2017, prej orës 07.00 deri në ora 09.30 do të realizojnë aksion për mbledhjen dhe largimin e mbeturinave të rënda (aparateve të vjetra nga teknika e bardhë, televizorë, mobilje të vjetra, kauçuk e tjerë), përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Luten qytetarët, amvisëritë që mbeturinat e rënda që i kanë destinuar për t’i hudhur t’i vendosin në periudhën e caktuar kohore para shtëpive ose oborreve të tyre (për amvisëritë individuale), ndërsa për amvisëritë kolektive banesore (ndërtesat), në afërsi të tyre, në mënyrë që mbeturinat e rënda nuk do pengojnë lëvizjen e veturave dhe këmbësorëve që të mundet shpejt dhe në mënyrë efikase të njejtat të menjanohen nga ana e ekipeve operative”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

Nga Komuna gjithashtu thonë se, pas datave dhe kohës së përcaktuar (7 – 8.07.2017; 07:00-09:30) nuk është e lejuar hudhja e mbeturinave të rënda, si dhe lënia e çdo mbeturine tjetër. NP Higjiena Komunale do të bëjë mbledhjen e mbeturinave të rënda pa kompensim material./Telegrafi/

Exit mobile version