Site icon Telegrafi

Në buxhetin e Maqedonisë për vitin 2018, më shumë mjete për luftën kundër epidemisë HIV (Video)

Në një konferencë të organizuar në Shkup u fol për Modelet për financimin e programeve për parandalimin e HIV-it dhe uljes së dëmeve nga përdorimi i drogave. Në këtë konferencë u tha se Maqedonia është vendi me numër më të vogël të të prekurve nga HIV-i në rajonin e Evropës Juglindore.

“Është e rëndësishme që në të jemi shembull i mirë dhe që këto programe te mbeten në Maqedoni dhe të financohen nga qeveria nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë por edhe të nxjerrin modele. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do t’i mbështet organizatat civile në programet e rehabilitimit, risocializimit, mbrojtjen e fëmijëve që përdorin drogë ” u shpreh Milla Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

“Më 5 shtator Qeveria e Maqedonisë mori vendimin me të cilin prej vitit 2018 do të sigurohen 103 milion denarë për financim e programeve për parandalimin dhe trajtimin e HIV-it. Sfidat që mbeten tani janë se cilin model do ta zgjedh Maqedonia për dhënien e fondeve nga buxheti për organizatat qytetare ” u shpreh Hristijan Jankulloski, Drejtor ekzekutiv HOPS.

Exit mobile version