Telegrafi

Në burgun e Shuto Orizares kontrollohen dhe u bëhen brise 30 të burgosurve

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pas informacioneve se në burgun e Shuto Orizares një i paraburgosur i cili pas vdekjes rezultoi me coronavirus, gjatë ditës së djeshme janë bërë kontroll dhe janë marrë brise prej 30 të burgosur.

“Sot në burgun e Shuto Orizares janë dërguar ekipe mjekësore të cilët do të kontrollojnë dhe do të marrin brise nga të gjithë që kanë qenë në të njëjtin repart me të ndjerin. Janë kontrolluar dhe testuar për coronavirus edhe të punësuarit në këtë repart”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Një i burgosur në burgun e Shuto Orizares humb jetën ngasulmi në zemër, rezulton pozitiv në Covid-19

Për këtë rast gjatë ditës së djeshme njoftoi ministri Venko Filipçe.

I burgosuri pas vdekje nga sulmi në zemër, pas vdekjes në testim ka dalë pozitiv në coronavirus ndërsa në burg ka qenë nga tetë marsi dhe nuk ka pasur simptoma./Telegrafi/