Site icon Telegrafi

Në burg për shkak të picës falas

Australianin të cilit i ishin ofruar pica pa pagesë tërë jetën e tij nëse do të digjte picerinë e konkurrentit, gjykata në Melbourne e ka dërguar tri vjet në burg.

35-vjeçari Frank Foschini kishte hyrë me dhunë në maj të vitit 2005 në picerinë Papa John’s, e kishte lagur me benzinë dhe ia kishte futur flakën, dhe si rrjedhojë e kishte shtyrë pronarin ta mbyll atë.

Në gjykatë është thënë se Foschini nga pronari anonim i picerisë kishte pranuar 800 dollarë amerikanë të thata dhe premtimin për të ngrënë pica pa pagesë tërë jetën.

Gjykatësi i cili ka shqiptuar dënimin trevjeçar ka thënë se është i habitur se si asgjë nuk është ndërmarrë kundër personit i cili e ka paguar Foschinin.

Exit mobile version