Në selinë e NATO-së në Bruksel, sot u mbajtën konsultimet shumëpalëshe ”Procesi i planifikimit dhe kontrollit” ndërmjet Maqedonisë dhe Aleancës veriatlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Maqedonia u përfaqësua nga zv. ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, sekretarja shtetërore e mbrojtjes, Elizabeta Çupovska-ristova, si edhe një delegacion i lartë i Ministrisë së mbrojtjes dhe URM-së.
Siç bën të ditur korrespondenti i AIM-së nga Brukseli, ky takim ka të bëjë me lidhjen e qëllimeve të partneritetit të Maqedonisë për anëtarësim në NATO në të ardhmen, diçka që është vërtetuar nga njeriu i dytë i Ministrisë së Mbrojtjes.
Maksuti theksoi se takimi paraqet një theksim të veçantë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është qëllimi strategjik i vendit. Ai shtoi se në Bruksel janë diskutuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me reformat dhe gjithçka që është arritur gjatë vitit të kaluar./Telegrafi/