Sot në Bruksel pritet që të fillojë dialogu teknik mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa pritet të bisedohet për kadastër, pranimin e diplomave dhe formimin e Asociacionit të komunave serbe.
Në Bruksel mbrëmë ka përfunduar dita e parë e bisedimeve në kuadër të raundit të ri të dialogut Prishtinë-Beograd.
Dje është biseduar për targat e Kosovës.
Delegacioni i Prishtinës udhëhiqet nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ndërsa atë të Beogradit e udhëheq drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.