Site icon Telegrafi

Në Bruksel sot vazhdon dialogu Kosovë-Serbi?

Në Bruksel sot do të vazhdojë dialogu ku do të bisedohet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Në Bruksel sot do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Tanjug sipas burimeve brenda Zyrës për Kosovën, transmeton lajmi.net

Në këtë takim do të diskutohet për implementimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjyqësorin, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes.

Këtë e ka mohuar ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka thënë se për Asociacionin nuk do të bisedohet në Bruksel, derisa Kosova të marrë Kodin telefonik nga ITU-ja. /lajmi.net/

Exit mobile version