Site icon Telegrafi

Në Bruksel nis takimi i krerëve shtetëror të Kosovës dhe Serbisë

Në Bruksel ka nisur takimi i delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së.

Para këtij takimi me të dy palët, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, u takua fillimisht me palën kosovare, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa e më pas me palën serbe presidentin Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq.

Ky është takimi i dytë i nivelit të lartë të delegacioneve, pas atij javën e shkuar.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka publikuar një fotografi ku shihet Mogherini me Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, Presidentin serb Tomislav Nikoliq, dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq.

Exit mobile version