Site icon Telegrafi

Në Bruksel mbahet seanca e 14-të e Këshillit për Stabilizim dhe Asocim në mes Maqedonisë dhe BE-së

Këshilli për stabilizim dhe asocim i Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian sot në Bruksel do të mbajë seancën e 14-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim pritet të rishikohen tekat për marrëdhëniet në mes Maqedonisë dhe BE-së në kuadër të Konventës së stabilizim dhe asocimit, përgatitjet dhe sfidat të cilat dalin nga kuadri kohor për fillimin e bisedimeve, të cilën më herët e ka miratuar Këshilli i Bashkimit Evropian, si dhe temat tjera lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë.

Në takimin vjetor do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e lartë, si përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, ndërsa në takim do të jetë i pranishëm edhe eurokomisari për zgjerim Johannes Hahn. Ndërsa nga Maqedonia do të marrin pjesë ministri i jashtëm, Mikolla Dimitrov dhe zv. kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Takimi i parë është mbajtur më 14 shtator 2004. Takimet janë tradicionale, ndërsa mbahen në Bruksel. /Telegrafi/

Exit mobile version