Site icon Telegrafi

Në Bruksel kërkohet mbështetje për themelimin e Agjencionit të Punësimit

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj-Beqaj, po qëndron në Bruksel, ku është takuar me Ruud Van Enk, i ngarkuar për çështjet e anëtarësimit në BE, i cili ishte i shoqëruar nga këshilltari i tij, Luigj Barile, të cilët vazhdojnë ofrimin e mbështetjes duke favorizuar çështjet me të cilat sfidohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, raporton Telegrafi.

Zëvendësministrja Hajzeraj-Beqaj tha se kërkesë e tyre është që të ketë përkrahje për themelimin dhe funksionalizimin e Agjencionit të Punësimit dhe kategorizimin e skemave pensionale. /Telegrafi/

Exit mobile version