Site icon Telegrafi

Në Bruksel, 11 orë bisedime Kosovë – Serbi

Në Bruksel ka përfunduar raundi i bisedimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç njoftoi Tanjug, bisedimet e sotme, zgjatën rreth 11 orë, ku delegacioni i Beogradit dhe i Prishtinës me ndërmjetësues evropiane në dialogun diskutuan për zbatimin e marrëveshjeve të Komunitetit të komunave serbe dhe marrëveshjet mbi gjyqësorin, transmeton lajmi.net.

Gjatë orëve të mbrëmjes u diskutua edhe për përdorimin e konkluzioneve mbi zbatimin e planit të veprimit për marrëveshjen e telekomunikacionit.

Nesër pritet të vazhdojë bisedimet në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh. Është parashikuar të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për lirinë e lëvizjes dhe menaxhimin e integruar të vendkalimeve administrative.

Exit mobile version